Më shumë se 900 militantë të ISIS-it vriten nga forcat Assadit dhe ato ruse (Video)

Betejat intensive shpërthyen brenda dhe rreth bazës ajrore Kweires pranë Aleppo-s ndërmjet forcave qeveritare dhe militantëve islamikë, e kjo pasi ushtria siriane e mbështetur nga Forcat Ajrore të Rusisë arriti që pjesërisht të heqë bllokadën pas  rrethimit dy vjeçar të shtetit Islamik.

Bota

12/11/2015 08:33

Përleshjet e armatosura si dhe bombardimet  mund të shihen në pamjet e pabesueshme të avancimit të  bërë nga forcat qeveritare.

Kufomat e terroristëve islamikë gjithashtu janë të dukshme  në gjithë fushën e betejës, shkruan ruptly. com.

Si rezultat i sulmit nga trupat qeveritare siriane, me ndihmën e sulmeve ajrore ruse dhe forcave  lokale të parregullta, më shumë se 900 militantë të ISIS-it u vranë në afërsi të fshatit Telmam në provincën Aleppo, transmeton lajmi.net.

Një zëdhënës për ushtrinë siriane dhe Forcave të Armatosura tha se  përparimi i ri në luftën kundër militantëve islamikë janë bërë në provincat Latakia dhe Aleppo.

Forca Ajrore siriane kanë  kryer 75 sulme që shkatërruan 150 objektiva në të gjithë vendin./lajmi.net.

 

YouTube player
YouTube player