Më shumë se 70 migrantë u gjenden të vdekur në kamion në Austri

Zyrtarët austriak pohojnë se numri i trupave të emigrantëve të gjendur të vdekur në një kamionin të braktisur në autostradën e Austrisë ka kaluar në mbi 70 persona, raporton BBC.

Bota

28/08/2015 09:38

Të enjten, mediat raportuan për 50 persona të vdekur në kamionin e gjetur në afërsi të kufirit hungarez, përcjell në shqip Gazeta Express, përderisa një ditë pas autoritetet në Austri flasin për më shumë se 70 persona të vdekur.

Policia tha se personat mendohet të kenë humbur jetën një ditë e gjysmë deri në dy para se të gjenden trupat e tyre në kamionin e braktisur në autostradën në afërsi të Vjenës.

Sipas policisë ata kishin gjetur vdekjen tek pasi kishin kaluar kufirin dhe kishin dalë në Austri.