Më shumë se 5 mijë refugjatë të bllokuar në kufirin greko-maqedonas

Më shumë se 5 000 migrantë kanë mbetur të bllokuar në pikën kufitare të Idomenit, në veri të Greqisë, një ditë pas vendimit të katër vendeve ballkanike për vendosjen e kuotave të reja, njoftoi policia lokale.

Lajme

28/02/2016 09:49

 

“Kjo situatë do të rregullohet për 15 ditë”, garantoi sot ministri grek i Politikës Migratore, Yiannis Mouzalas duke theksuar se qeveria synon të instalojë kampe provizore në të gjithë vendin që mund të presin 2 000 deri në 3 000 persona.

Ky bllokim i migrantëve erdhi pas vendimit të Maqedonisë, para një jave, për të mbyllur kufirin për afganët.

Ajo kërkon gjithashtu nga sirianët dhe irakianët dokumenta identifikimi përveç lejes së kalimit të dhënë në qendrat greke të regjistrimit.

Sllovenia dhe Kroacia, anëtare të BE-së, si dhe Serbia dhe Maqedonia njoftuan të premten se do të limitojnë në 580 numrin ditor të migrantëve që do të tranzitojnë drejt Evropës Veriore.