Më shumë se 25 mij të huaj luftojnë përkrahë IS-it

Më shumë se 25 mijë luftëtarë të huaj u janë bashkuar grupeve terroriste si al-Qaeda dhe Shteti Islamik.

Bota

02/04/2015 16:26

Këto të dhëna i ka bërë publike Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ekspertët kanë thënë se shkuarja e luftëtarëve në luftë jashtë vendit është më e madhe se kurrë në histori.

Luftëtarët nga së paku 100 vende kanë shkuar në vendet siç janë Iraku Siria dhe Pakistani. Në raport thuhet se kjo përbën kërcënim për sigurinë globale.

Në raport thuhet se numri i luftëtarëve të huaj është rritur në mënyrë drastike për 71 për qind, nga mesi i vitit 2014 deri në mars të vitit 2015.

Raporti që e kanë hartuar ekspertët e OKB-së, paralajmëron se humbja e IS në Irak dhe Siri mund të sjellë deri te zgjerimi i luftës nëpër botë.

Po ashtu, në Afganistan janë 6,500 luftëtarë dhe po ashtu me qindra në Jemen, Libi dhe Pakistan.

Numri i madh i luftëtarëve ka ardhur nga Tunizi,a Maroku, Franca dhe Rusia.

Numri në rritje i atyre që po shkojnë në luftërat me këto organizata janë nga Maldivet, Finlanda dhe Trinidad e Tobago.

Në raport bëhet thirrje për shkëmbim më të madh të informatave në mes të shërbimeve informative për identifikimin e luftëtarëve të huaj.