Më shumë se 200 milionë vezë janë tërhequr nga frika e salmonelës – Lajmi.net
Më shumë se 200 milionë vezë janë tërhequr nga frika e salmonelës
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 21:16, 15 April 2018
Më shumë se 200 milionë vezë të shitura në nëntë shtete amerikane po mendohet se janë prekur nga sëmundja e salmonelës.

Fermat Rose Acre, me seli në Seymour, Indiana, bëri një tërheqje vullnetare të 206,749,248 vezëve për shkak të kontaminimit të mundshëm.

Deri më tani janë raportuar të paktën 22 sëmundje, sipas Food and Drug Administration.

‘Testimi i FDA përcaktoi se këto vezë janë të lidhura me 22 sëmundje të shkaktuara nga Salmonella Braenderup.

‘Konsumatorët nuk duhet t’i hanë këto vezë . Hidhni ato ose kthejeni në vendin e blerjes për kredi ose rimbursim. ‘

Kjo është tërheqja më e madhe e vezëve që nga viti 2010 kur shpërthimi i salmonelës pa qindra njerëz të sëmureshin, gjë që çoi në tërheqjen e gjysmë miliardë vezëve. /Lajmi.net/

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO