Më shumë se 150 mijë foshnje siriane kanë lindur në Turqi

Që prej fillimit të konfliktit në Siri pesë vjet më parë, shumë qytetarë të këtij vendi, janë strehuar në Turqinë fqinje.

Bota

29/02/2016 22:12

Zëvendëskryeministri turk, Lutfi Elvan ka thënë sot se vendi i tij mban barrën më të madhe humanitare për refugjatët sirianë, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se më shumë se 150 mijë foshnje siriane kanë lidhur në Turqi, që prej fillimit të konfliktit.

Gjatë fjalimit të tij në sesionin vjetor në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, Elvan tha se  “Turqia po bën maksimumin për të marrë përsipër një pjesë të gjerë të katastrofës humanitare të shkaktuar nga kjo luftë civile”.

“Numri i foshnjave siriane të lindura në Turqi ka arritur në 152.000”, the Elvan, kujtuar se vendi i tij pret më shumë se 2.7 milionë refugjatë sirianë, më shumë se sa çdo vend tjetër fqinj i Sirisë.

Ankaraja zyrtare, shpesh herë ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar dhe ka akuzuar ata se nuk po reagojnë mjaftueshëm për këtë krizë masive të migrantëve, ndërkohë që gjysma e popullsisë së Sirisë janë detyruar të largohen nga vendi për shkak të luftimeve./lajmi.net