Më shumë se 1 mijë e 500 nënshkrime për shkarkimin e Jabllanoviqit

Qytetarët janë duke i përgjigjur në mënyrë të madhe thirrjes për nënshkrime, për peticionin kundër Aleksadër Jabllanoviqit.

Lajme

17/01/2015 14:37

Më shumë se 1 mijë e 500 nënshkrime janë mbledhur që nga ora 11:00, kur ka nisur peticioni për kallëzim penal ndaj ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksander Jabllanoviq, i cili po organizohet në Gjakovë.

Shkendije Hoda nga Këshilli i Shoqërisë Civile tha se ky kallëzim penal do të dërgohet në Gjykatën Themelore të Gjakovës, do t’i dërgohet kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusarit, kryeministrit Isa Mustafa, si dhe Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, pasi ministri Jabllanoviq, ka ofenduar qytetarët e Gjakovës, shkruan KosovaPress.

Ajo shtoi se tentojnë t’i mbledhin më shumë se 20.000 mijë nënshkrime. Hoda pohoi se interesimi i qytetareve është mjaft i madh. Ndryshe, kjo iniciativë do të vazhdoj deri të premten.