Më shumë krime në vitin 2013

Statistikat e krimeve gjatë vitit 2013 shënojnë rritje në krahasim me vitin paraprak. Sido që të jetë, Ministri Rexhepi e quan Policinë institucionin më të besueshëm, ndërsa Shpend Maxhuni e quan vitin 2013 si më të suksesshmin të këtij institucioni.

Lajme

21/01/2014 14:10

Gjatë vitit të kaluar, krimet e rëndomta dhe ato të lehta kanë shënuar rritje në krahasim me vitin paraprak

Raporti Vjetor i Policisë së Kosovës tregon se gjatë vitit 2013, Policia e Kosovës ka arrestuar 17004 persona prej të cilëve 8462 janë bërë  sipas autorizimeve policore dhe 8542 me urdhëresë.

Gjatë vitit 2013, në Kosovë janë shënuar 39, shifër kjo më e ulët se në vitin 2012, kur ishin kryer 55 vrasje. Policia e Kosovës ka shqiptuar 286.922 mijë tiketa, që krahasuar me vitin paraprak ka një rritje prej 15.79%.

PK gjatë vitit 2013 ka arrestuar 906 persona të dyshuar dhe janë goditur apo shkatërruar 61 grupe kriminale. Janë realizuar gjithsej 272 operacione policore, 158 plane operative, janë kryer 387 basitisje dhe janë kontrolluar 455 lokale.

Rastet që janë shënuar ngritje gjatë vitit 2013 janë vjedhje, gjithsej 8689, vjedhje të rënda 7423 dhe grabitje 493. Ndërkaq, vrasje gjatë vitit 2013 janë kryer 39 që i bie të jetë numër më i vogël, krahasuar me vitin 2012 kur ishin kryer 55 vrasje.

Ulje e rasteve të aksidenteve me epilog fatal kanë rënë. Gjatë vitit 2013, nga 104 aksidente fatale prej të cilave kanë humbur jetën 119 persona. Kjo do të thotë që është shënuar ulje prej 10.34% e aksidenteve fatale e cila në shifrën e përgjithshme të aksidenteve të trafikut ka rezultuar me ulje prej 1.6%.

Për Policinë e Kosovës, sfidat për vitit 2014 do të jenë vazhdimi i integrimit të ish pjesëtarëve të MUP’it brenda PK’së. Situata e sigurisë në veri të vendit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vazhdimi i reformave brenda Policisë.

Një sfidë shumë e rëndësishme e vitit 2014 do të jetë marrja e përgjegjësive nga KFOR’i për kufirin me Serbinë i cili ka gjatësi prej 134 kilometrash.

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka vlerësuar lartë punën e Policës së Kosovës gjatë vitit 2013. Përkundër kësaj, ai thotë se sfidë e madhe mbetet lufta kundër krimit të organizuar.

Në prezantimin e raportit vjetor të punës së Policisë së Kosovës për vitin 2013, Rexhepi kërkoi nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës që të jenë sa më efikasë në mënyrë që të rritet besimi i qytetarëve karshi këtij institucioni.

“Ju përgëzoj për punën e madhe që ka bërë Policia dhe po ashtu kërkesat që një institucion kaq i besueshëm dhe pritjet e mëdha që janë tek qytetarët për Policinë e Kosovës”.

“Do të duhet edhe më tutje të zhvillohemi të jemi më efikas, në mënyrë që ky besim i treguar nga qytetarët të jetë me zbardhjen e rasteve”.

“Edhe përkundër rezultateve të punës së mirë, mbetet ende për t’u bërë, për t’u konsoliduar, në qasjen strategjike brenda Policisë dhe për t’u përgjigjur sfidave në mënyrë sistematike”.

“Sfidat dhe rezultatet e Policisë së Kosovës reflektojnë edhe në vlerësimin e organeve të Kosovës”.

“Edhe përkundër rezultateve të punës së mirë, mbetet ende për t’u bërë, për t’u konsoliduar, në qasjen strategjike brenda Policisë dhe për t’u përgjigjur sfidave në mënyrë sistematike”.

“Raporti i vitit 2013 tregon për rastet e rëndomta dhe të lehta, si dhe ato të vjedhjeve dhe aksidenteve në komunikacion kanë treguar rritje të lehtë në krahasim me vitin 2012.”

“Aplikimi i konceptit të policisë të bazuar në inteligjencë është e rëndësisë së veçantë, në procesin reformues të policisë për t’u ballafaquar me krimet e rënda, me krimin e organizuar”.

“Sfiduese ende mbetet luftimi me efikasitet i krimit të organizuar dhe në veçanti krimet ekonomike, krimet kibernetike dhe ato të korrupsionit, duke pasur parasysh natyrën e tyre”.

“Unë jam shumë i bindur se Policia edhe më tutje do ta rritë efikasitetin dhe do të jetë një nga institucionet më të besueshme”.

Ndërkaq, në prezantimin e raportit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni tha se vitit 2013 ka qenë njëri ndër vitet më të suksesshme të këtij institucioni që prej ekzistimit të tij.

Ai tha se reformat brenda Policisë së Kosovës do të jenë synim për vitin 2014. Beson se do të mund të mbajnë nivelin e lartë të besueshmërisë së qytetarëve.

“Policia e Kosovës është një institucion i përgatitur mirë në të gjitha aspektet e saja. Realisht ne në këto vitet e ekzistimit kemi shënuar progres nga viti në vit, avancim”.

“Ne jemi munduar që të gjejmë pika, që duhet bërë ndryshime që duhen bërë reforma, dhe ky do të jetë synimi jonë edhe në të ardhmen”.

“Ajo çka është më e rëndësishmja, kemi arritur dhe po arrijmë që ta mbajmë besimin e qytetarëve në nivelin e dëshiruar, por çdo herë me synimin dhe punën tonë të palodhshme që ai besim të avancojë edhe më tutje, me të vetmin qëllim që të jemi sa më afër qytetarëve, dhe të jemi aty kurdoherë që është nevoja”.

“Kosova nuk është vend i cili gjeneron siguri jo vetëm për vendin tonë por edhe për rajonin dhe më gjerë”, tha Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.