Me shqiponjën dykrenare, Ledri Vula uron krah reperit të famshëm

Ledri Vula ka uruar gjithë shqiptarët përmes simbolit të shqiponjës dykrenare.

ShowBiz

17/02/2019 14:28

Ledri Vula ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Reperi ka zgjedhur të urojë përmes një fotografie ku shfaqet bashkë me reperin Gashi, ky i fundit po zhvillon karrierë jashtë trojeve shqiptare.

“Gëzuar Kosovës Pavarësinë, 11”, ka shkruar Ledri mbi foto, ku shihet duke bërë shqiponjën dykrenare.

Kujtojmë se projekti i fundit nga Ledri Vula është “That’s mine”, në duet me Gashin, i cili tashmë po kryeson në tabelat e shumë platformave muzikore. /Lajmi.net/