Me rastin e ditës së gruas, aeroporti i Indisë bënë fluturimin më të gjatë në histori vetëm me femra

Ky është një ndër fluturimet më të gjata në historinë e Indisë. Nga Nju Delhi për në San Francisko.

Bota

08/03/2016 09:43

Femrat të cilat punojnë në aeroportin e Indisë kanë thënë se janë ndjerë të privilegjuara të marrin pjesë në një fluturim të tillë, e për më tepër është më e veçantë pasi është dita e gruas, transmeton lajmi.net.

“Ajo që ne kemi kërkuar për të bërë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka qenë për të bërë një ngjarje historike”, ka thënë Harpreet Singh De, shefja e sigurisë së fluturimit në Indi.

“Është një rekord që ne jemi duke u përpjekur për ta vendosur, kështu mund të shfaqim se gratë mund të jetë po aq të mira në ndonjë aktivitet që është tradicionalisht e dominuar nga meshkujt”, thotë Singh.

Fluturimi ka qenë 8000 milje i gjatë dhe ka zgjatur 17 orë ndërkaq në ekuipazh kanë qenë të gjitha vetëm femra. Singh ka thënë se të gjitha operacionet janë menaxhuar nga femrat

Sipas agjencisë së aviacionit të Indisë, vendi tani ka gati katër herë më shumë gra pilote se mesatarja globale./lajmi.net.