Me raporte të porositura, IFIMES propagandoi për Vetëvendosjen edhe në 2014-en

Sa herë që në Kosovë ka zgjedhje, gjithmonë i ashtuquajturi Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanit (IFIMES) nga Lubjana, mundohet të krijojë frymë politike pro Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton lajmi.net.

Lajme

28/05/2017 16:37

Edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, IFIMES e kishte nxjerr në garë të ngushtë për vendin e parë Lëvizjen Vetëvendosje, por ajo në zgjedhje mori vetëm 13.59 për qind të votave.

IFIMES gjithmonë është vlerësuar si institut që prodhon raporte manipulative dhe të porositura, por ajo që vërehet në raport me Kosovën, ai gjithmonë është munduar t’i bëjë favore Lëvizjes Vetëvendosje.

Për raportet e saj, si manipuluese dhe politikisht e instrumentalizuar, IFIMES ishte kritikuar shumë edhe në Maqedoni, konkretisht në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit të vitit 2008.

Ky institut kishte publikuar një anketë shumë të kontestueshme e të përfolur, e cila përpiqej të manipulonte opinionin publik, duke e nxjerrë liderin shqiptar që ishte në pushtet, Menduh Thaçin, më popullor se liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Në fund të prillit 2008, IFIMES kishte publikuar një anketë që thoshte se për kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, ishin deklaruar në favor 14,4 %, ndërsa për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti 12.3%.

Dokument: http://pdc.ceu.hu/archive/00003734/01/elections_macedonia.pdf

Që ky ishte një studim i porositur u vërtetua në zgjedhjet që u zhvilluan pak javë më vonë, ku BDI doli fituese e zgjedhjeve dhe mori 18 deputetë, ndërkohë që PDSH mori vetëm 11 deputetë.

Dokument: http://www.electionguide.org/elections/id/1506/

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanit (IFIMES) nga Lubjana, e cila edhe në të kaluarën ka anuar hapur nga Lëvizja Vetëvendosje, merret edhe me shërbime “konsulencë” me pagesë dhe jo vetëm analiza studimore. /Lajmi.net/

http://pdc.ceu.hu/archive/00003734/01/elections_macedonia.pdf