Me puç civil kundër mafisë

Bërthama e krizës në Maqedoni nuk është platforma shqiptare. Këtë e dinë të gjithë. Motivi dhe burimi i krizës është përpjekja e strukturave të Gruevskit për t’iuikur përndjekjes. Ia dalin vetëm duke qenë në pushtet. Pa luftë nuk shporren. Roli i shqiptarëve në këtë luftë është ai i vetëviktimizitpër ta shpëtuar një shtet që nuk donë t’i njohë ata!

Lajme

03/04/2017 11:18

Strategjia dhe fuqia e Zaevit, bashkë me votat dhe partitë shqiptare, nuk mjaftojnë për ta përgjunjur Gruevskin. Trysnia ndërkombëtare përdor vegla jostabile dhe aq gjakbuta saqë nuk i trembin askurrëçakejtë ballkanikë, posaçërisht kur shihet mbas qafet’iu bëjë roje ariu rus. Turmat në gjueti pas lugatit me nofkën «platforma e Tiranës» shtohen përditë e më shumueshëm. Suverzioni i parameenduar i organizatës «Besa» karshi bllokut koalicionar, i jep madje Gruevskit, ashtu siç paraparë, edhe një krah dhe legjitimitet «shqiptar». Partia në fjalë dha nënshkrimet, por bënë çmos që të bllokojë qeveribërjen në favor të kandidatëve për në Idrizovë me Nikolla Gruveskin si shef nëntoke.

Edhe po ndezën kërcënimet e BE ajo nuk ndodhë pa formulimin e një kompromisi, nëpërmjet të cilit shqiptarëve do t’iu kërkohet rikonfigurimi, respektivisht zbehja e platformës. Qoftë proforma (si trik apo proces) deri sa të hiqet qafe Gruveski dhe falangat e tij shesheve të vendit. Kjo do të thotë vazhdim i shtetit monoetnik  dhe monokulturor.

Sipas analizës së qëndrimeve,intensitetit të thyerjeve, dilemave dhe zotimeve të shumicës së partive shqiptare, duket se shumica e tyre janë afine për kompromise. Natyrisht; «për ta shpëtuar vendin nga kriza»!

Dy opsione brenda teatrit politik bëjnë përjashtim: Zijadin Sela dhe PDSH e paforcë që refuzojnë çdo lojë të mëtutjeshme në kurriz të elektoratit të tyrepër të riforcuar shtetin monoetnik dhe «Besa», e cila me sjelljet e saja dëshmon se më mirë mos të ishte shfaqur fare – së paku jo në spektrin e politikbërjes së etnisë së shtypur.

GJITHË KUNDËR MAFISË

Nëse bëhet Qeveria, ajo nuk do të jetojë gjatë. Me dorëzimin e shqiptarëve apo pa të. Lufta kundër tyre është virtuale. Motivi i luftës së vërtetë të Gruevskit dhe të kuazinacionalistëve shovenë që rrezikojnë dhe kërcënojnë me masakra e luftë është shpëtimi i tyre nga përndjekja e nesërme ligjore. Numri aq i madh i përkrahësve të Gruevskit nuk katë bëjë me frikën e tyre për humbje identiteti (shumica me shtetësi edhe bullgare), por me frikën se do të përfundojnë burgjeve: gjatë këtij pushteti kaq të gjatë, Nikolla Gruevski ka inkriminuar divizione njerëzish si bashkëkryes shkeljesh dramatike të ligjit në fuqi.

Frika nga burgu e jo frika nga shqiptarët është motivi real i protestës.

Konkretisht: nuk bëhet fjalë për një masë të frikuar për humbje identiteti, por për një mafi aq të madhe gati sa gjysma e shoqërisë.

Këtë fakt e dinë shqiptarët, vetë Gruevski, LSDM, BE dhe gjithkush që analizon politikat në Maqedoni.

Moralisht një lojë e tillë as që duhej të lejohej nga gjithë tjerët. Praktikisht mirëpo burgosja masive dhe ndalimi i protestave rrezikon luftën. Dhe të fundit i frikohen të gjithë përpos Gruevskit, i cili shfrytëzon këtë gjendje.

Pra, nëse ndodhë rehabilitimi, shpëtimi i Gruevskit apo shtetit nga kriza do të ndodhë në kurriz të platformës dhe shqiptarëve. Do të ndodhë në sajë të arsyeje që nuk është shkaku i gjithë krizës. E kësaj i thonë «zgjidhje» kozmetike, temporale të krizës, me një humbës: shqiptarëve, të cilët sërish mbesin me gishtat në gojë. Gjendje që s’mund të jetë e përhershme: nuk shkon gjatë dhe shqiptarët sërish do dalin edhe më këmbëngulës me kërkesat e tyre për barazi qytetare.

MUNDËSITË

Alternativa që vërtet do ta mbyllte këtë proces eutanazie, ajo e arrestimit masiv të heteroarkisë (politike, mafioze dhe paramilitare) së krijuar nga Gruevski për t’i mundësuar vendit një rifillim, duke mbyllur etapën monoetnike dhe kulturo-armiqësore të vendit, del e pamundshme për shkak të mungesës së vullnetit dhe fuqisë nga BE dhe ndërkombëtarëve; për arsye të forcës së brishte dhe të pamjaftueshme të opozitës maqedonase dhe nga inekzistenca e forcave të sigurisë, të cilat do të kontribuonin duke sajuar një «puç» transicional.

Skenarët e daljes nga kriza janë të panumërt dhe kjo hë për hë nuk është çështja esenciale e kësaj analize, por ku do përfundojnë etnitë tjera pas kësaj krizë, brenda shtetit mono-etnik.

OPSIONI REAL

S’ka asnjë fakt real që kriza në Maqedoni t’iu mëveshët edhe shqiptarëve. Përkundrazi ata deri sot kanë qenë garancia e funksionimit të tij. Nuk është «platforma» arsyeja e çoroditjes së vartësve të Gruevskit. Vetë fakti se Gruevski pranoj «platformën» dhe marrëveshja nuk u bë vetëm për shkak të vazhdimit apo jo të Prokurorisë Speciale dëshmon bërthamën e problemeve dhe të krizës. Prandaj bashkëveprimi i mëtutjeshëm në këtë lojë «për ta shpëtuar vendin nga kriza» nuk është vetëm absurd, por edhe vetëdefaktorizues.

Në këto kushte, realisht dhe nëse partitë shqiptare vërtet kanë vendosur t’iu dalin zot premtimeve të tyre atëherë ata duhet të suspendojnë pjesëmarrjen e tyre në çdo institucion qendror të vendit, duke paradeponuar një katalog kërkesash të pakapërcyeshme për daljen e shtetit nga modusi monoetnik i tij.

Ky model natyrisht nuk duhet të proklamohet as si shpallje lufte e as si ndarje të vendit, por si presion pragmatik politik për të drejtat e tyre dhe për mospjesëmarrje në një luftë kundër një mafie që duke përdorur sërish ata si instrument donë ta shpëtojë veten dhe se vetë shqiptarët nuk e eliminojnë dot atë e as partia tjetër para pushtetit nuk është në gjendje të garantojë se kriza do të zgjidhet pa i nxjerrë shqiptarët si humbës të radhës.

Koha e viktimizimit për një shtet që i refuzon me çdo mjet duket si qëmoti e skaduar!