Me penis të transplantuar lë shtatzënë të dashurën

E dashura e një mashkulli i cili është personi i parë në botë që me sukses i është kryer transplanti i penisit të një dhuruesi të vdekur, ka pranuar se është shtatzënë.

Fun

15/06/2015 17:06

Dr Andre van der Merwe nga Universiteti Stellenbosch të Afrikës së Jugut, ka deklaruar për CNN, se pacienti i tij i ka treguar se e dashura e tij është në muajin e katër të shtatzënisë. 21-vjeçari kishte humbur penisin për shkak të komplikimeve gjatë të bërit synet, transmeton lajmi.net.

Në dhjetor të vitit të kaluar Merwe kishte udhëhequr operacionin kirurgjikal që zgjati plotë nëntë orë, pasi ishte i vendosur që ti zëvendësojë penisin pacientit të tij.

Ndërsa qysh në mars të këtij viti, ekipi i mjekëve kishte deklaruar para gazetarëve se operacioni kishte pasur sukses, duke pranuar se transplanti kishte ringjallur funksionet urinare dhe riprodhuese.

Por ata asokohe kishin thënë se pacientit do ti duhen plotë dy vite që të shërohet plotësisht, dhe lajmi se e dashura e tij është shtatzënë është një befasi për mjekët. (lajmi.net)