Me paraqitjen e fundit, Kate Moss zhgënjen fort fansat

Emri i saj vazhdon të jetë në ballinat e mediave rozë, mirëpo jo për arsyet e dikurshme.

ShowBiz

03/10/2018 09:13

Kate Moss në ditët e saj ishte njëra ndër femrat më seksi e cila shpesh është marrë shembull për linjat trupore, mirëpo me paraqitjen e fundit i ka zhgënjyer keq fansat, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net

Gjatë pushimeve të saj në jug të Francës, 44 vjeçarja  është fotografuar nga papracët dhe në sy kanë rënë linjat aspak të mira trupore.

Stili i jetesës, mosha dhe mungesa e stërvitjes duket se kanë ndikuar në fizikun e saj.

Në Saint-Tropez ishte në shoqëri të partnerit të saj 31-vjeçar, Nikolai von Bismarck./Lajmi.net/