Me pamje përrallore nga Venediku, Afërdita paralajmëron destinacionin e dytë

Modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj po shijon pafund pushimet.

ShowBiz

21/08/2018 22:00

Tash e disa ditë ajo është në pushime me bashkëshortin në qytetin e dashurisë në Itali, Venedikun, shkruan lajmi net.

Nga atje, Afërdita dhe Jakub Kindl na shoqëruan me imazhe dhe video të llojllojshme në të cilat dukeshin edhe romantikë. Në një video të shpërndarë në Instagram, Dreshaj shfaq një pamje të mrekullueshme teksa ka një pyetje për fansat.

“Oh ky vikendi i kaluar ishte, ku do të shkojmë tani? Votoni, Londër apo Paris”, ka shkruar ajo. Mesa duket Afërdita nuk ndalet me kaq.

Nga ana tjetër, dyshja i dhanë fund beqarisë në qershor të këtij viti. /Lajmi.net/