Me pamje nga plazhi, Genta Ismajli shijon perëndimin e diellit

Genta Ismajli kohën e fundit nuk ka qenë shumë aktive në rrjete sociale.

ShowBiz

25/08/2018 20:44

Në postimin e fundit, këngëtarja shfaqet nga deti, derisa po shijonte pamjen më të bukur të perëndimit të diellit, shkruan lajmi.net.

Ajo ishte veshur me një palë bikini dhe një këmishë sipër, derisa ishte duke u larguar nga deti.

Këngëtarja në fillim të këtij muaji kishte publikuar projektin “Papi”, të shoqëruar edhe me videoklip, kënga deri tani ka marrë afro 2 milionë klikime në YouTube. /Lajmi.net/