Me një foto nga fëmijëria, Loredana zbulon datën e publikimit të këngës së re

Loredana Zefi ditë më parë ka paralajmëruar projektin e saj të ri.

ShowBiz

03/12/2018 08:45

Loredana Zefi përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ka zbuluar detajet e këngës së re, shkruan lajmi.net.

Ajo ka zgjedhur një imazh nga fëmijëria ta paralajmërojë këngën e re, ku shfaqet duke buzëqeshur.

Loredana bëri të ditur që titulli i këngës së re nga Loredana është “Miliondollarsmile”, ndërsa publikohet më 7 dhjetor.

“E pra, më 7 dhjetor ka ardhur koha! Miliondollarsmile në Spotify. Unë isha duke qeshur në fëmijëri, në të vërtetë është buzëqeshje milion dollarëshe në këtë tokë :)”, ka shkruar ndër të tjera Loredana.

Kujtojmë se reperja pret që së shpejti të bëhet nënë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bq4totGl3hg/