Më në fund zgjidhet kryetari dhe anëtarët e OSHP-së

Me 43 vota për, 29 kundër dhe 8 abstenbime Kryetar është zgjedhur Hysni Hoxha, ndërsa, anëtar janë zgjedhur EkremSalihu, TefikSylejmani, Vjollca Kurteshi dhe Bajram Zogiani. Sipas Krasniqit, mandati i të emëruarve është 5 vite.

Lajme

19/03/2014 11:20

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 67 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime, e kanë miratuar kërkesën zëvendëskryetares së dytë të Komisionit për Buxhet dhe Financa, Jelena Bentiç, që çështja e punëtorëve të Fabrikës së Tubave të Ferizajt të cilët kërkojnë t’u kompensohen 25 milionë euro të privatizimit të kësaj Fabrike nga Qeveria e Kosovës, të hyjë në rend dite.

Gjithashtu, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta fusin në rend dite çështjen e punëtorëve të Fabrikës së Tubave të Ferizajt duke thënë se nuk po e kërkon këtë gjë si shkak i marketingut politik, por për t’ua zgjidhur këtë problem.

Ai ka thënë se punëtorët nuk janë vetëm të një subjekti politik, por secili nga ta mund t’i takoi subjekteve të ndryshme politike në vend.

Gjithashtu, edhe Ministri i Financave Besim Beqaj, ka thënë se së pari është e rëndësishme që kjo çështje të hyjë në rend dite në Kuvend e pastaj të zgjidhet.

Megjithatë, partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, kanë thënë se Qeveria duhet ta zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kjo çështje është e pa nevojshme të vijë në Kuvend.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se ky vendim duhet të zbatohet dhe zgjidhet sa më shpejtë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, e ka përkrahur vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të drejtat e punëtorëve, mirëpo, ka theksuar se po dëshmohet që kryeministri,Hashim Thaçi po e bënë këtë kërkesë për marketing, pasi sipas tij vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk i nënshtrohen askujt tjetër.

Edhe Faton Topalli, nga Vetëvendosje, ka shtuar se Qeveria duhet të ekzekutoi vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe t’i respektoi ato.

Daut Haradinaj, deputet i AAK-së ka shtuar se është e pa nevojshme që të del në votim një propozim i tillë. Ai ka thënë se Qeverisë i mbetet vetëm implementimi.

Gjithashtu, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur edhe kryetarin dhe anëtarët e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Me 43 vota për, 29 kundër dhe 8 abstenbime Kryetar është zgjedhur Hysni Hoxha, ndërsa, anëtar janë zgjedhur EkremSalihu, TefikSylejmani, Vjollca Kurteshi dhe Bajram Zogiani. Sipas Krasniqit, mandati i të emëruarve është 5 vite.