Më në fund vjen një lajm i madh për Feronikelin

.

Sport

14/12/2017 15:43

Sapo ka përfunduar mbledhja urgjente nmë klubin më të përfolur në 48 orët e fundit, KF Feronikeli.

Kryesia e re në krye me kryetarin e saj Agim Kastrati, i kanë takuar të gjithë futbollistët të cilët ishin në hamendje se çfarë të bëjnë pas largimeve të shumta të kryesisë së mëhershme dhe kryetarit Ekrem Elshani, pasi këta të fundit nisën të kërkonin fletlëshimet për të gjetur klube të reja, shkruan Korneri.net.

Mirëpo, sipas asaj që mëson redaksia jonë nga burime të sigurta, kryesia e re u ka premtuar të gjithë lojtarëve se do të marrin pagat e tyre sipas kontratave që i kanë pasur me kryesinë e kaluar dhe do të vazhdojnë të punojnë njëjtë pa pasur asnjë problem dhe vështirësi lojtarët.

Po ashtu në krye të detyrës është rikthyer edhe trajneri Zekrija Ramamadi.

Ai para dy ditësh kishte dhënë dorëheqje, por edhe ai është pajtuar me kryesinë e re, kështu që Feronikeli do të vazhdojë së funksionuari siç ishte më herët.

cats