Më në fund, shkencëtarët zbulojnë sekretin e dobësimit!

Sapo ka ardhur një konfirmim i fundit nga shkencëtarët!

Lifestyle

17/05/2017 20:57

Ky është studimi i parë që sugjeron se stërvitja ndërkohë që je i uritur ka efekte afatgjatë në shëndetin e njeriut.
Menjëherë pasi keni ngrënë, trupi është shumë i zënë me procesin e përpunimit të ushqimit që keni konsumuar dhe nuk është i fokusuar tek djegia e kalorive.

Prandaj stërvitja menjëherë pasi keni ngrënë nuk do t’ju ndihmojë të humbni asnjë kilogramë të tepërt tek indet dhjamore, që janë përgjegjës për obezitetin.

Në vend të tij, trupi përdor si burim energjie karbohidratet e konsumuara dhe jo dhjamin që njerëzit duan të djegin.
Vajtja në palestër ndërkohë që jeni në gjendje ‘esëll’ ju ndihmon të digjni dhjamin dhe ta ktheni atë në muskuj, thonë ekspertët.

“Kjo do të thotë se stërvitja në gjendje esëll mund të provokojë më shumë ndryshime të favorshme në indin dhjamor dhe mund të jetë më fitimprurëse për shëndetin.” Gjatë studimit, të publikuar tek Revista Amerikane e Psikologjisë – Endokrinologjisë dhe Metabolizmit, hulumtuesit shkencorë studiuan një grup meshkujsh mbipeshë. Ata ecën për 60 minuta me stomakun bosh, dhe për të njëjtën periudhë kohe, dy orë pasi kishin ngrënë një mëngjes të bollshëm në karbohidrate.

Ekspertët u morën mostra të gjakut dhe indit dhjamor pas ngrënies ose gjendjes esëll, si dhe para dhe pas stërvitjes.
Ata zbuluan se pasqyrimi i gjenit në indin dhjamor ndryshonte dukshëm tek të dyja eksperimentet. /Lajmi.net/