Më në fund një lajm i mirë për tifozët e Arsenalit nga Alexis Sanchez

Alexis Sanchez ka stërvitur me ekipin e parë të Arsenalit edhe pse vazhdon të jetë i lidhur me transferimin të Manchester United.

Sport

19/01/2018 17:48

Kiliani në dy ditët e fundit, është spekuluar shumë për transferimin të ‘Djajtë e Kuq’, madje pritej të ishte i gatshëm për ndeshjen e së dielës së tyre kundër Burnley.

Por, derisa pritet që ky transferim të finalizohet, 29 vjeçari sot ka stërvitur me skuadrën e parë të Arsenalit.

‘DailyMail’ raporton se trajneri Arsene Wenger, ka organizuar stërvitjen duke e paraparë në formacion edhe Sanchezin, për ndeshjen e ditës së nesërme (e shtunë) kundër Crystal Palace, që luhet në ‘Emirates Stadium’ duke filluar nga ora 16:00.

Mund të ndodhë që menjëherë pas ndeshjes Arsenal – Crystal Palace, Sanchez të merr rrugë për në Mançester, për t’iu bashkuar skuadrës që drejtohet nga Jose Mourinho./Lajmi.net/

nssnd

ksk

bssb