Më në fund një lajm i mirë për Barcelonën

Lionel Messi dhe Samul Umtiti i kanë dhënë një lajm të mirë trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde.

Sport

09/11/2018 09:41

Dita e enjte nuk ishte ndër më të mirat për Barcelonën, që konfirmoi mungesat e Philippe Coutinhos dhe Ousmane Dembele për ndeshjet në vazhdim.

Megjithatë, mungesa e Coutinhos dhe Dembele mund të jetë një shqetësim më pak për trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde.

Lajm i mirë për Barcelonën është se lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, është afër rikthimit pas lëndimit të dorës që e mbajti jashtë fushave për tre javë.

Messi edhe pse udhëtoi me skuadrën në Milano, ai nuk ishte pjesë e stolit të Barcelonës për ndeshjen me Interin.

Por, duket se lëndimi i tij tashmë i përket të kaluarës, dhe stërvitjet e plota me skuadrën në ditët e fundit japin përshtypjen se ai mund të rikthehet në fundjavë për të luajtur në La Liga kundër Real Betisit.

Një lajm tjetër i mirë për Barcelonën, është edhe rikthimi i mbrojtësit Samul Umtiti, që po ashtu mund të jetë në dispozicion të trajnerit Valverde për ndeshjen e së dielës./Lajmi.net/