Më në fund, lajm i mirë nga Coutinho

Philippe Coutinhho do të rikthehet nga lëndimi në duelin ndaj Anglisë në Wembley të martën e ardhshme.

Sport

07/11/2017 07:21

Philippe Coutinho më në fund mund të rikthehet nga lëndimi.

Mesfushori brazilian synon të luajë në duelin ndaj Anglisë në Wembley të martën e ardhshme.

Coutinho për herë të fundit luajti për Liverpoolin në humbjen 4:1 nga Tottenham më 22 tetor në të njëjtin stadium.

Por, stafi mjekësor i Brazilit presin që ai të humb takimin e së premtes ndaj Japonisë, përcjell “lajmi.net”.

Megjithatë, rikthimi i tij mund të ndodh në miqësoren prestigjioze ndaj Anglisë së Gareth Southgate. /Lajmi.net/