Më në fund, Januzaj

Adnan Januzaj është rikuperuar nga lëndimi dhe pritet të jetë në dispozicion të Manchester Unitedit për ndeshjen e ardhshme kundër Midtjylland në Europa League.

Sport

24/02/2016 13:38

Adnan Januzaj është i gatshëm për lojë.

Mesfushori është rikuperuar nga lëndimi dhe pritet të jetë në dispozicion të Manchester Unitedit për ndeshjen e ardhshme kundër Midtjylland në Europa League, raportojnë mediat britanike, përcjell “Lajmi.net”.

Januzaj ka luajtur pak pas rikthimit në Old Trafford në janar, nga periudha e shkurtër e huazimit në Borussia Dortmund.