Më në fund flet Ilir Meta: Çdo protestë qytetare është për tu respektuar

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta e ka komentuar protestën e opozitës e cila po vazhdon të zhvillohet në sheshin e Tiranës.

Lajme

20/02/2017 18:04

Ai ka thënë se çdo protestë qytetare është për tu respektuar, duke shtuar se edhe kërkesat për zgjedhje të lira meritojnë vlerësim dhe dialog.

“Çdo protestë paqësore demokratike qytetare është për t’u respektuar dhe çdo kërkesë që kërkon garantimin e standerteve më të larta të zgjedhjeve është një kërkesë që meriton vlerësim edhe dialog”, u shpreh kryeparlamentari Meta.

Këto deklarime ai i bëri në konferencë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.