Më në fund, dashurohet Besnik Qaka? (Foto)

Ai është bërë i famshëm për shkak të zërit dhe talentit të tij në muzikë.

ShowBiz

24/05/2017 14:37

Bëhet fjalë për vokalistin e grupit të njohur NRG Band, Besnik Qaka, transmeton Gazeta Express.

Këngëtari i shumë hiteve së fundmi ka zbuluar një detaj të vogël për jetën e tij personale.

Ai për fansat e tij ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Instagram ku shihet duke shikuar lulet.

Por kjo nuk është e gjitha.

Mbishkrimi i tij është ai i cili tregon se Besniku ka bërë një hap në jetën e tij. Ndoshta është dashuruar dhe këtë po e shpreh përmes këtij postimi.

Duke iu referuar vetëm me shkronjën “L”, Besniku shprehet tejet romantik.

“When I see the floWers, I see your eyes ( L )”që do të thotë  “Kur shoh lulet, unë shoh sytë e tu (L)”, kishte shkruar ai.

E se kush ia ka marrë zemrën atij, kjo mbetët të shihet.

Besnik Qaka para disa vjetëve ka qenë i përfolur për disa lajme jo shumë pozitive, të cilat i kishin ndikuar keq në karrierën e tij muzikore.