Më në fund, arrihet marrëveshja me Milinkovic-Savic
Sergej Milinkovic Savic është pranë zyrtarizimit të marrëveshjes për kontratë të re në Lazio.
Sport
Lazio ka bërë gati kontratën e re për mesfushorin Sergej Milinkovic Savic.
“Corriere dello Sport” shkruan se ylli serb, së shpejti do ta konfirmojë të ardhmen e tij te klubi nga Roma.
Savic ka zgjuar interesim nga shumë klube evropiane, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.
Por, Lazio ka afruar zyrtarizimin e marrëveshjes për kontratën e re me Savicin. /Lajmi.net/