Me ndihmën e Rusisë, Serbia po e pengon anëtarësimin e Kosovës në Interpol – Lajmi.net
Me ndihmën e Rusisë, Serbia po e pengon anëtarësimin e Kosovës në Interpol
Autori: Lajmi.net LajmeNacionaleRajoni 8:12, 16 April 2018
Takimi i Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë muajit nëntor, ndërsa Serbia tashmë ka filluar aktivitetet diplomatike për të parandaluar pranimin e Kosovës në këtë organizatë, shkruan ‘Novosti’.

Moska tani është partneri kryesor i Beogradit dhe do të lobojë që Kosova të mos jetë pjesë e agjendës e cila do të themelohet në vjeshtë, transmeton lajmi.net.

Muajin e kaluar Kosova u njoftua se kërkesa për anëtarësim ishte përfshirë në draft-axhendën e Asamblesë së Përgjithshme të 87-të të Interpolit.

Drejtori i Policisë serbe, Vladimir Rebiq së fundi ka qëndruar në selinë e Interpolit ku tha se Serbia do të bisedojë me të gjithë anëtarët e kësaj organizate në mënyrë që t’i bind ata që Kosova të mos ‘aderojë’ në këtë organizatë.

Ndryshe Komiteti Ekzekutiv është përgjegjës për përgatitjen e agjendës së Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Policisë, dhe aktualisht kryesohet nga Meng Honwei i Kinës.

12 anëtarë të tjerë janë nga Algjeria, Koreja, Rusia, Kanadaja, Franca, Belgjika, Brazili, Amerika, Moldavia, Singapori, Afrika e Jugut dhe Nigeria.

Vjeshtën e kaluar, autoritetet kosovare hoqën dorë nga Interpoli duke pranuar se nuk e kishin mbështetjen e mjaftueshme për anëtarësim./Lajmi.net/

 

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO