“Më mirë ta shisni Ozilin, se sa Ramseyn”

Arsenal është shumë afër ta humbet Aaron Ramseyn.

Sport

03/12/2018 13:34

Arsenal i ka ofruar kontratë të re, mirëpo Aaron Ramsey po e kërkon largimin qysh në janar.

Ish-lojtari i skuadrës londineze, Ray Parlour, ka thënë se më mirë të qëndronte uellsiani se sa Mesut Ozil.

“Vendimi im personal është që Arsenal më mirë të mbante Ramseyn se sa Ozilin”, tha fillimisht ish-lojtari i ‘topçinjve’, përcjell “lajmi.net”.

“Mendoj se Aaron sjellë më shumë gjëra në skuadër.

“Ozil është një lojtar fantastik, nuk ka dyshime, por ju mund ta leni atë jashtë. Nuk na mungojë ndaj Tottenhamit, mendoj se Ramsey bëri një dallim të madh në pjesën e dytë”, ka shtuar më tej Parlour. /Lajmi.net/