Me marshe në Moskë përkujtohet kritiku i Kremlinit, Boris Nemtsov

Në disa qytete ruse sot është protestuar, si shenjë përkujtimi për kritikun e Kremlinit dhe ish zëvendës-kryeministrin, Boris Nemtsov.

Bota

25/02/2018 16:43

Marshet janë mbajtur në shumë qytete në Rusi, pak para shënimit të përvjetorit të tretë të vrasjes së Nemtsovit, vrasja e të cilit është dënuar ndërkombëtarisht dhe ka shfaqur rrezikun për rusët që kundërshtojnë Kremlinin.

Nemtsov, kritik i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin është qëlluar për vdekje në Moskë, më 27 shkurt 2015.

Mijëra persona kanë marshuar duke mbajtur në dorë pllakatet me thirrjet, “Demokraci është e drejta për të përjashtuar autoritetet”, dhe “Unë jam kundër aneksimit të Krimesë”, referencë e vendimit të Rusisë për të aneksuar Krimenë nga Ukraina.

Disa protestues kanë bërtitur, “Putini është hajn” dhe “Ne jemi Boris Nemtsov”.

Një grup rus, që vëzhgon numrin e turmave në protesta publike, ka vlerësuar se rreth 7,600 persona kanë marrë pjesë në marshin në Moskë.

Kritikët e Kremlini shpesh akuzojnë autoritetet për ulje të numrit të protestuesve.