Me leje të Ministrisë së Jashtme, Gjuriq vjen përsëri në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do ta vizitojë sot Kosovën.

Lajme

20/04/2018 08:40

Kësaj radhe, Gjuriq do të jetë në Kosovë me leje nga Ministria e Jashtme.

Bashkë me Gjuriqin do të jetë edhe sekretari i presidentit serb, Nikola Selakoviq.

Gjuriq e Selakoviq pritet të jenë në Kosovë rreth orës 14:00, në Mitrovicën e Veriut, për të vizituar disa vende ku po investon qeveria serbe.

Gjuriq me leje kishte vizituar Kosovën edhe me rastin e Pashkëve Ortodokse. /Lajmi.net/