Me këto trika të thjeshta do t’u pëlqeni njerëzve më shumë

Si të tërhiqni vëmendje pa thënë asnjë fjalë? Sigurisht se ‘gjuha e trupit’ është shumë e rëndësishme në këtë aspekt.

Lifestyle

29/10/2015 17:15

Sipas Leil Lowndes në librin e saj ‘Si të flisni me dikë’, ju mund të keni vëmendjen e dikujt pa thënë asnjë fjalë.

Ne i kemi përzgjedhur teknikat më të mira të gjuhës së trupit nga ky libër dhe i kemi ndarë më poshtë për ju:

Buzëqeshja vrasëse
“Mos buzëqeshni menjëherë kur e përshëndetni dikë”, thotë Lowndes. Nëse e bëni, do të duket sikur çdokush që të shikon e merr të njëjtën buzëqeshje. Në vend të kësaj, pauzoni dhe shikojeni në fytyrë personin tjetër për pak sekonda, dhe më pas “përgjigjuni ngrohtë me një buzëqeshje dhe zhyteni atë në sytë tuaj”.

Edhe pse vonesa është më pak se një sekondë, ajo do t’i bindë njerëzit se buzëqeshja juaj është e sinqertë dhe e personalizuar për ta. Sipas Lowndes, një buzëqeshje e ngadalshme mund të shtojë më shumë vlerë në atë se si njerëzit ju perceptojnë.

Sytë ngjitës
Pretendoni se sytë tuaj janë fokusuar në partnerin tuaj gjatë bisedës”, këshillon Lowndes. Edhe pasi ata kanë mbaruar së foluri, mos e thyeni kontaktin me sy. “Kur duhet të shikoni diku tjetër, bëjeni atë por ngadalë, pa u vërejtur”.

Sytë ngulmues
Me një grup të njerëzve, ju duhet që herë pas here të shikoni në personin të cilin jeni të interesuar, pa marrë parasysh se kush po flet. Nëse vëmendja juaj është tek ai person edhe pse jeni duke folur, ju tregoni se jeni shumë të interesuar në reagimet e tij ose të saj.

Paralajmërim: Ju së pari duhet ta shikoni folësin, por lejoni që shikimi juaj ta kapërcejë objektivin tuaj kur folësi përfundon pikat interesante.

Vëmendja me trup
Njerëzit janë shumë të vetëdijshëm se si reagoni ndaj tyre. Kur dikoni dikë të ri, kthejeni trupin plotësisht drejt tyre dhe jepni atyre përgjigjen dhe vëmendjen e pandarë njëjtë siç ja jepni një fëmije, thotë Lowndes. Kjo për ta do të thotë: “Unë mendoj se jeni shumë, shumë të veçantë.”

Kufizojeni nervozizmin
Nëse dëshironi të shfaqeni të besueshëm, mos u përpiqni të lëvizni shumë kur biseda juaj ka me të vërtetë rëndësi. “Mos u nervozoni, dridhni, luani apo të zgjateni”, thotë Lowndes. Lëvizjet e shpeshta të dorës afër fytyrës i japin dëgjuesit tuaj ndjenjës se ju jeni në ankth apo të shqetësuar. Në vend të kësaj, thjeshtë bëjeni një shikim të vazhdueshëm në dëgjuesin dhe tregoni atij se jeni plotësisht të përqendruar.

Tregoni dhëmbët
Ky mashtrim vizual do të ju ndihmojë që të dukeni më të sigurt në sjelljen tuaj, të cilën Lowndes e përshkruan si barometrin tuaj më të madh të suksesit. Për ta bërë këtë, pretendoni sikur jeni në një kontroll dental dhe se duhet të buzëqeshni për t’i treguar dhëmbët. “Kur i tregoni dhëmbët, çdo muskul shtrihet në pozitë të përsosur të sjelljes.”

Tungjatjeta mik i vjetër
Kur takoheni për herë të parë me dikë, imagjinoni sikur jeni takuar me një mik të vjetër. Sipas Lowndes, kjo do të shkaktojë shumë reagime pozitive në trupin tuaj dhe do të ju ndihmojë që të mos ndjeheni të nervozuar dhe të shqetësuar. Një përfitim shtesë nga kjo teknikë është se kur aktroni sikur po e pëlqeni dikë, ju në të vërtetë mund të filloni t’i pëlqeni ata. (lajmi.net)