Me këto imazhe, Albëria i ‘bën’ konkurrencë së bijës

Të shtunën, në Pallatin e Brigadave është mbajtur eventi "ODA".

ShowBiz

22/01/2018 11:07

Ky evend ka arritur të mbledh në një vend personazhet shqiptare më me emër, shkruan lajmi.net.

“ODA” ishte organizuar nga Anxhelina Hadërgjonaj e nuk kishte se si të mungonte në këtë event edhe nëna e saj, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj.

Përveç performancës së saj, vëmendjen e mori edhe dukja e saj në këtë ngjarje, e cila dukej për mrekulli e veshur në fustanin e zi.

Si Albëria, ashtu edhe Anxhelina dukeshin tejet elegante në “ODA”, madje Albëria dukej si 20 vjeçare.

Kujtojmë që në këtë ngjarje ishte i ftuar edhe grimeri shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic. /Lajmi.net/