Me këto fjalë të bukura e uron Vesa Luma, Big Bastën për ditëlindje!

Këngëtarja Vesa Luma dhe Big Basta janë një nga çiftet më të dashura për publikun.

ShowBiz

30/06/2018 15:13

E sot ka festë në shtëpinë e tyre, pasi bashkëshorti i Vesës, Big Basta feston ditëlindjen, me ç’rast nuk ka munguar as urimi i saj, shkruan lajmi net.

Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, Luma zgjedh këto fjalë të bukura dhe emocionale për të uruar personin më të rëndësishëm në jetën e saj.

“Dashuria ime @bigbastaofficialka ditelindjen sot! Do kisha thene aq shume gjera per ty sot..por po i zgjedh ate qe sigurt i di ..: Kam pas shume fat te te kem ty “ gjysmen” time. Ty,qe cdo sfide e tejkalon aq lehtesisht me deshiren me te madhe qe ne te tre te jetojme ne harmoni dhe dashuri pa limit..Ty,qe je aq i guximshem qe te jesh gjithmone i pari qe hedh hapa drejt se ardhmes..Ty qe dashuron pa kushte ,dhe jeton ne maximum cdo moment! Me ty jeta eshte nje aventure aq e bukur qe nuk dua ta ndal asnjehere! Liani eshte me fat qe ka nje baba shembull! Te duam me se shumti ❤#happybirthday #bigbasta”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, çifti i njohur janë duke jetuar në Zelandën e re, madje janë prindër të një djali të vogël. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BkpfUFpDEyi/?hl=en?&taken-by=vesaluma