Me këto fjalë emocionuese Enrique i thotë lamtumirë Messit

Luis Enrique është ndër ata pak trajnerë që ka pasur fatin të stërvit lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messin.

Sport

26/05/2017 21:55

Trajneri spanjoll para ndeshjes së fundit në krye të Barcelonës, e të fundit si trajner i Messit, ka thënë se ka qenë nder për atë, që të punojë me pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Të shtunën mbrëma, ndeshja kundër Alaves do të jetë e fundit për trajnerin në stolin e Barcelonës.

“Ishte një kënaqësi të punoj me futbollistin më të mirë të botës. Messi është lider, një lojtar shembull për shokët dhe të gjithë. Ai është më i miri në të gjitha aspektet”, tha Enrique në konferencë për shtyp.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Alaves luhet në ‘Vicente Calderon’ me fillim nga ora 21:30./Lajmi.net/