Me këto fjalë e kujton Elvana Gjata, Aretha Franklin: Mbretëreshë e muzikës!

Pas një sëmundje të rëndë, mbretëresha e muzikës ‘soul’, Aretha Franklin, ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare dhe lajmi u bë i ditur edhe nga familjarët e këngëtares përmes rrjeteve sociale.

ShowBiz

17/08/2018 08:20

Vdekja e saj i ka prekur të gjithë artistët e estradë posaqërisht ata që u rritën me muzikën e saj, shkruan lajmi net.

Është kjo këngëtarja nga Shqipëria, Elvana Gjata e cila ka publikuar një video në Instagram ku shpreh ngushëllime për vdekjen e Franklin.

“U prehsh në paqe mbretëreshë e shpirtit. Muzika dhe dashuria jote do jetoj gjithmonë me neve. Faleminderit që ke nda dhuratën më të madhe të të gjitha kohërave. Respekt”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BmjuyqfFV0K/?hl=en?&taken-by=elvanagjataaaa