Me këtë veshje u paraqit Bebe Rexha në Brazil

Bebe Rexha aktualisht është një ndër emrat më të shquar në botën e muzikës.

ShowBiz

16/03/2018 23:55

Ajo është vazhdimisht e angazhuar me koncerte në vende të ndryshme të botës, ku mblidhet numër i madh fansash për t’i dëgjuar këngët e saj, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja po qëndron në Sao Paulo të Brazilit, e nga atje ka sjellë imazhe të reja për ndjekësit.

Në një prej fotografive, ajo ishte veshur me të zeza, e në fokus e kishte shpinën e hapur, ndërsa dukej tejet atraktive.

Kujtojmë që “Meant to be”, është projekti i saj i fundit, ndërsa ka paralajmëruar këngë të reja. /Lajmi.net/

Backstage

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on