Me këtë vendim Çekia e nxit edhe më shumë situatën për Jerusalemin

Autoritetet e Republikës së Çekisë kanë njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, por njëherit kanë njohur edhe si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez, raporton AA.

Bota

08/12/2017 07:53

“Republika e Çekisë edhe para arritjes së marrëveshjes paqësore mes Izraelit dhe Palestinës njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit në kufijtë e vitit 1967”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendi.

Ndonëse në njoftim theksohet se Çekia njeh Jerusalemin si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez, ky qëndrim i Pragës zyrtare është në kundërshtim me institucionet zyrtare të Bashkimit Evropian.

Hapi i autoriteteve çeke vijon pas vendimit kundërthënës të SHBA-ve për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.Bashkimi Evropian më parë shprehu shqetësimin se ky hap i Washingtonit mund të rrezikojë proceset paqësore në Lindjen e Mesme.