Me këtë thënie Teuta i bën ‘diss’ qeverisjes në Prishtinë

E pakënaqur me qeverisjen në Prishtinë, përmes një statusi të gjatë të bërë dje në rrjetet sociale, aktorja Teuta Krasniqi ka shprehur me shqetësimet e saj si qytetare e kryeqytetit.

ShowBiz

11/10/2017 21:22

Ajo është ndalur te ndotja e ajrit që në vitin e kaluar ishte shumë e madhe, e që pritet njëjtë të jetë edhe këtë vit, për shkak të përdorimit të lëndëve djegëse sikurse është  qymyri, shkruan lajmi.net

Teuta ka paralajmëruar protesta  e peticione në parandalimin e kësaj dukurie.

Ndërsa, sonte, aktorja ka hedhur një fotografi të ndotësve të ajrit, brenda së cilës ishte një thënie e Dr. Guy McPherson.

Sipas kësaj thënie “If you think the economy is more important than the environment, try holding your breath ëhile counting your  money (Nëse mendoni se ekonomia është më e rëndësishme sesa mjedisi, përpiquni të mbani frymën tuaj duke numëruar paratë tuaja)” Teuta i bëri ‘diss’ qeverisjes aktuale të Shpend Ahmetit që nuk ka marrë pothuajse asnjë në lidhje me këtë çështje./Lajmi.net/

screenshot_1