Me këtë stil të flokëve shkon Genta Ismajli në palestër

Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli është shquar gjithmonë si njëra ndër femrat më atraktive të estradës.

ShowBiz

19/10/2018 15:59

Ajo vazhdon të jetë në top formë falë kujdesit ndaj vetes dhe ushtrimeve të rregullta që bën në palestër, shkruan lajmi.net

Meqë nuk i mungon rrjeteve sociale, Ismajli publikon imazhe dhe video të ndryshme e padyshim se shfaqet mjaft provokuese.

Në imazhet e publikuara nga palestra, Genta duket mjaft seksi por ajo që bie në sy është stili i flokëve që  e bëjnë edhe më ‘cool’.

Sa i përket projekteve muzikore është goxha aktive, e fundit këngë e lansuar nga ajo është “Papi” me mbi 4 milionë klikime në kanalin, Youtube. /Lajmi.net/