Me këtë postim Arbana sapo ‘i dha fund’ një miqësie të gjatë dhe të gjithë jemi me Xhemin! (Foto)

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë mikesha të ngushta prej kohësh tashmë. Shpeshherë i shohim të bëjnë shaka me njëra-tjetrën në rrjete sociale, Xhemi sidomos nuk i kursen komentet e saj pikante. Megjithatë këtë herë ka qenë Arbana ajo që na ka habitur të gjithëve, por më shumë Xhemin.

ShowBiz

24/07/2017 23:54

Ajo ka postuar një foto të mikeshës së saj gjatë kohës që Xhemi ka qenë duke bërë një maskë fytyre. Me siguri moderatorja e “Portokalli” i ka dërguar një foto selfie Arbanës dhe mikesha e saj nuk e ka mbajtur tundimin për ta postuar në rrjete sociale. Këtë fytyrë të Xhemit, Arbana e quan një nga pamjet e saj të zakonshme.

“Një fytyrë e zakonshme, në një moment e Xhemi Shehut.”,- shkruan Arbana bashkangjitur fotos.  Komentuesit e pyesin moderatoren e”Big Brother” nëse Xhemi e di se ajo ka postuar një foto të tillë, por Arbana duket se i ka marrë masat dhe është përgjigjur se ajo nuk mund të bëjë gjë pasi ndodhet larg.