Me këtë notë është vlerësuar Meritan Shabani për debutimin te Bayerni

Kampioni Bayern Munich ka fituar me lehtësi ndaj Frankfurtit përkundër shumë mungesave në një ndeshje të Bundesligës, në të cilën debutoi si titullar edhe talenti kosovar, Meritan Shabani, të shtunën pasdite.

Sport

28/04/2018 17:57

Kosovari u zëvendësua nga Thiago Alcantara në minutën e 56-të të ndeshjes.

Djelmoshat e Jupp Heynckes triumfuan 4-1 me golat e Dorsch në minutën e 43-të, Sandro Wanger në minutën e 76-të, Rafinhas në minutën e 87-të dhe Sules në të 90-tën.

Golin e vetëm për mysafirët e realizoi Sebastian Haller në minutën e 78-të.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në fotografinë e mëposhtme.

Meriton Shabani, i dyti nga ana e djathtë