Me këtë ndryshim, Angela Martini vështirë të njihet

Është një nga modelet më të njohura shqiptare.

ShowBiz

21/05/2018 11:01

Angela Martini po jeton dhe vepron në Amerikë, ku edhe është martuar me Dragos Savulescun, shkruan lajmi.net.

Prej kohësh, modelen nuk e kemi parë të jetë aktive me ndonjë projekt në profesionin e saj, ndërsa së fundi ajo ka paralajmëruar diçka të re në këtë drejtim.

Në një fotografi të shpërndarë në rrjete sociale, Angela shfaqet me një ndryshim të madh në pamje, kjo pasi modelja është bërë brune.

Sa i përket linjave trupore, modelja dukej në top-formë në këtë imazh, veshur me një bluzë të bardhë. /Lajmi.net/