Me këtë metodë mund ta forconi shpejtësinë e WiFi-së

Vendi ku e vendosni ruterin e wireless-it është pjesa më e rëndësishme kur është fjala për rritjen e fuqisë së sinjalit të tij.

Auto & Tek

23/09/2017 20:16

Në fakt, të gjitha gjërat në shtëpi – dyert, muret, dritaret – janë pengesa për sinjalet e WiFi-së.

Kështu, nëse jetoni në një shtëpi dykatëshe, ta vendosni ruterin në katin e dytë ofron më shumë shtrirje të sinjalit të WiFi-së, transmeton Gazeta Express.

Antenat e pajisjes funksionojnë diçka si ombrellat, sa më lartë që i drejtoni ata, aq më shumë sinjal do të lëshojnë.

Vetëm mbajeni në mend se dyshemetë e ngadalësojnë sinjalin, kështu që nuk është ide e mirë që ta lini atë në dysheme – sidomos nëse dëshironi sinjal të fortë të WiFi-së në katin e poshtëm.

Dyert dhe muret janë telash gjithashtu. Kjo do të thotë se nëse ruteri është në qendër të shtëpisë tuaj, aq më mirë do të jetë për ju.

Madje, nëse ruteri është në një dhomë me derë të mbyllur, hapeni atë, për ta bërë një pengesë më pak.