Me këtë imazh, Tuna i uron mirëseardhje verës

Është bërë më shumë se një vit prej kur Tuna nuk ka lansuar ndonjë projekt muzikor.

ShowBiz

10/06/2018 10:20

Ajo i është përkushtuar në maksimum rritjes së djalit të saj, Tianit, i cili muaj më parë mbushi një vit jetë, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, përmes rrjeteve sociale, këngëtarja kujdeset që kohë pas kohe të sjell imazhe të reja për fansat e saj.

Së fundi, ajo ka postuar një fotografi, në të cilën përmes përdorimit të efekteve të rrjetiit Instagram ajo i uroi mirëseardhje verës.

Përmes disa fotografive të publikuara në studio muzikore, Tuna ka paralajmëruar rikthimin, por ende nuk ka treguar se kur saktësisht fansat mund të dëgjojnë një këngë të re nga ajo. /Lajmi.net/