Me këtë imazh të ëmbël, Tuna e mbylli ditën dje

Këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna tash e një kohë i ka munguar skenës me projekte të reja muzikore.

ShowBiz

12/12/2017 09:25

Pas lindjes së djalit, Tuna i është përkushtuar tërësisht atij duke përcjellë në çdo hap rritjen e tij, shkruan lajmi.net.

Meqenëse jemi në prag të festave të fundvitit, Tuna ka realizuar një fotosesion në një ambient festiv bashkë me vogëlushin e saj.

Si çdo herë, këngëtarja dukej në top-formë, ndërsa Tiani me ato imazhe të rrëmbente zemrën.

Mbrëmjen ajo e përfundoi me një fotografi në të cilën e bartte djalin në krah derisa ai ishte në gjumë. /Lajmi.net/