Me këtë imazh prekës, Dafina falënderon për urimet e ditëlindjes

Dafina Zeqiri është një nga emrat më të suksesshëm të estradës sonë.

ShowBiz

17/04/2018 09:41

Këto ditë, këngëtarja ka festuar ditëlindjen, e cila ishte më e veçantë se shumë të tjera, shkruan lajmi.net.

Në kohën kur ishte duke festuar bashkë me miket e saj në një lokal në Nju Jork, Dafina u befasua nga i dashuri i saj, Jose, motra dhe shoqja e ngushtë.

Këtë moment e kishte publikuar në rrjete sociale, ku shihet e përlotur nga emocionet nga befasia që i është bërë.

Me një fotografi të ndarë nga festa, Dafina ka falënderuar të gjithë që e uruan me rastin e ditëlindjes, duke shkruar “Dëshiroj t’ju falënderoj shumë çdonjërin për të gjitha urimet e ditëlindjes, nga miqtë, familja, nga çdonjëri që dërguan dashuri. Ju vlerësoj të gjithëve”. /Lajmi.net/