Me këtë foto, Teuta Krasniqi falënderon për urimet e ditëlindjes

Aktorja e njohur, Teuta Krasniqi feston ditëlindjen e 36-të.

ShowBiz

27/07/2018 18:28

Me ç’rast nuk kanë munguar as urimet e shumta dhe surprizat që e përcollën aktoren gjatë gjithë ditës, shkruan lajmi net.

E me anë të një foto të publikuar në Instagram, Krasniqi falënderon të gjithë ata që e uruan dhe personat e zemrës.

“27 Korrik, ditelindja ime. Gjithmone i gezohem ditelindjes si femijet. Zgjimi ne mengjes nga puthjet e perqafimet e dy dritave te syve te mi, Tara dhe Kaia, dashuria e pakufishme e Shpirtit tim Adonisit, me kafen e mengjesit jane feste e perditshme imja. Duke vazhduar sot me urimet me te dashura te familjareve dhe gjithe juve miq, ma zbukuruan kete dite te posaqme timen. Ju paça gjithmone. Ju dua ❤❤❤ #36 te shendetshme dhe te lumtura, Faleminderit Zot per gjitha bekimet ne jete ???”, ka shkruar ajo.

Teuta shquhet si një aktore tejet e suksesshme e cila po vazhdon të jetë e pranishme në projekte të ndryshme filmike. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Blvcd1XHMan/?hl=en?&taken-by=teutakrasniqi