Me këtë formacion të frikshëm Italia do ta sulmojë Shqipërinë (FOTO)

Trajneri i Italisë, Xhampiero Ventura, dëshiron të shfrytëzojë maksimalisht formën e mirë që po kalojnë futbollistët ofensivë që ka në dispozicion. Ndaj në ndeshjen përballë Shqipërisë, tekniku i “azurrëve” po planifikon të hedhë në fushë që nga minuta e parë një skemë shumë ofensive me 4 sulmues.

Sport

20/03/2017 20:20

Sipas “Sky Sports”, tekniku ka filluar që sot provat për rreshtimin e ndeshjes së të premtes dhe ka idetë e qarta mbi ata që do të zbresin në fushën e lojës që nga minuat e parë kundër kuqezinjve.

Mbrojtja thuajse është e caktuar, me dyshen juventine Bonuçi-Barzalji para Bufon, ndërsa krahët janë De Shiljo dhe Zapakosta. Në mesfushë, ndërlidhësit do të jetë dy ekspertë të këtij roli, Daniele De Rosi dhe Marko Verrrati.

Sulmi i frikshëm italian do të përbëhet nga katër lojtarë të cilët së bashkë kanë realizuar 56 gola në Serinë A në këtë edicion. Nga e majta në të djathtë në fushë do të rreshtohen Insinje (12 gola), Imobile (17), Beloti (22) dhe Kandreva (5) që aktualisht krijojnë një nga repartet e avancuara më në formë në Europë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6