Me këtë emër e thërret Mozzik, Unikkatilin

Unikkatil është një nga reperët më të njohur shqiptar.

ShowBiz

22/04/2018 10:01

Ai nuk publikon shpesh këngë të reja, por ato që sjell shndërrohen menjëherë në hite, shkruan lajmi.net.

Një javë më parë, Unikkatil ka publikuar projektin e tij më të ri me titull “Ni Milion Rrugë”, këngë e cila po pritet mirë dhe ka marrë komente pozitive edhe nga estrada.

Ishte reperi Mozzik ai i cili së fundi ka realizuar një video teksa ndodhej në veturë, në sfond dëgjohej kënga e Unikkatilit.

“t’rrnoftë shpirti o rrebel”, ka qenë mbishkrimi që Mozzik i kishte lënë videos që e ndau me fansat. /Lajmi.net/